![]()
Albanian Software eshte nje kompani shqiptare qe ofron programe kompjuterike per biznese dhe individe. AS eshte themeluar ne vitin 2007 me qender ne Tirane. Ajo lindi si nje nevoje e domosdoshme qe tregu shqiptar ka per programe kompjuterike ne fushen juridike dhe ate universitare.
AS ka nje staf te shkolluar brenda dhe jashte vendit, disa prej tyre pedagog ne universitetet me te mira ne Shqiperi. Drejtuesit e AS jane specializuar ne fushen e tyre ne Perendim, si ne Gjermani, Itali dhe Greqi.
Programet qe AS ofron momentalisht per tregun shqiptar jane:
- ATEST – Program per ndertimin dhe korigjimin e testeve nepermjet kompjuterit per nje klase ose kurs
- ADVOCATE OFFICE – Program per manaxhimin e ceshtjeve dhe axhendes se avokateve
- AUTO TEST– Program kompjuterik për Testin dhe Teorinë e lejes së drejtimit të automjetit (kategoria A+B+C+CE+D)
- IE E APLIKUAR – Program per lehtesimin e perllogarritjeve per probleme te ndryshme ne “Kerkimet Operacionale” dhe “Ekonometri”
- QUICKBOOK - Program qe ruan ne menyre te sigurte fjalkalimet tuaja
Albanian Soft mirepret cdo propozim nga ana e bizneseve dhe individeve te ndryshem per realizimin e nje programi qe do t’i lehtesonte punen e perditshme dhe shkurtonte ne menyre eficente kohen. Ajo premton profesionalizem dhe korrektesi ne marredheniet bilaterale.